Finalist për “Topin e Artë”, Barça do të paguajë 2 milionë euro për Neymar

30/11/2015 00:00

Braziliani Neymar është njëri prej 3 finalistëve për “Topin e Artë FIFA 2015”, që do të shpallet më 11 janar 2016, në Zyrih të Zvicrës, së bashku me Messin dhe Ronaldon. Por ky sukses i 23-vjeçarit do t’i kushtojë katalanasve 2 milionë euro.

Neymar u bashkua me Barcelonën në vitin 2013 për 57.1 mln Euro, por në një klauzolë të kontratës theksohet se klubi katalanas duhet të paguajë edhe 2 milionë euro nëse Neymar ngjitet minimalisht në treshen e parë për “Topin e Artë”.

Megjithatë Neymar po shkëlqen këtë sezon në fushën e lojës për Barcelonën dhe kjo shumë prej 2 milionë eurosh mund të jetë e pallogaritshme krahasuar me arkëtimet që Neymar i sjell klubit.

Top Channel