“Rosberg mund të mposhtë Hamiltonin”

01/12/2015 12:30

Sir Jackie Stewart është shprehur se Nico Rosberg duhet ta rrisë edhe më shumë performancën e tij dhe të arrijë të mundë britanikun Hamilton në luftën për titullin në vitin 2016.

Rosberg ka parë Hamilton që t’i rrëmbejë titullin në 2 sezone radhazi dhe ai të mbetet në të dyja ato i dyti. Pasi ka qëndruar nën hijen e Hamiton për pjesën më të madhe të sezonit, Rosberg prodhoi një fundsezoni të shkëlqyer, duke marrë 6 pole position radhazi dhe duke fituar gjithashtu radhazi 3 garat e fundit.

Rosberg shpreson ta ruajë të njejtën formë edhe me fillimin e sezonit të ri dhe Stewart beson se ashtu siç Hamilton është shpallur kampion, edhe Rosberg e ka potencialin për t’u shpallur kampion, nëse do të përmirësohet në disa momente kyçe.

“Do të jetë mirë nëse ai fiton titullin. Do të jetë vërtetë shumë mirë. Nuk ka gjë që mund ta ndalë Rosberg për të fituar. Është i shpejtë. E kemi parë të marrë shumë pole position. Është shumë më i qetë se Hamilton. Leëis është agresiv dhe prej atij agresiviteti ai ka fituar edhe shumë, por në shumë raste agresiviteti mund të të dëmtojë. Ai (Hamilton) është i mirë dhe kjo nuk vihet në dyshim, çështja qëndron se ti duhet të jesh shumë i mirë dhe të bësh një hap ekstra për ta mundur”, deklaroi Sir Jackie Stewart.

Top Channel