Kur talenti është i lindur

01/12/2015 13:20

Lionel Messi vazhdon të na befasojë të gjithëve. Ditën e hënë, portali ‘Goal 50’ publikoi një video të sulmuesit argjentinas duke shënuar një gol që nuk e kishim parë kurrë me parë.

Messi, që ka një repertor të gjerë të golave të shënuar, ka bërë një kryevepër në moshën 12-vjecare, ishte periudha kur “Pleshti” luante me Newell’s. Në këtë video, shfaqet Messi që dribloi një prej kundërshtarëve të tij me një lëvizje me thembër për të dërguar më pas topin në rrjetë…një tjetër tregues i gjenialitetit të këtij futbollisti që në ditët e sotme po vendos rekorde dhe po merr cmime pa fund.

Vlen për t’u kujtuar edhe një statistikë e dalë nga një studim i kryer në Argjentinë nga ku rezulton se Messi në periudhën 1994-1999, kur ishte pjese e Newell’s shënoi 234 gola me një mesatare pre 1.32 gola për ndeshje:

1994, 29 ndeshje 40 gola
1995, 30 ndeshje, 36 gola
1996, 27 ndeshje, 36 gola
1997, 36 ndeshje, 40 gola
1998, 25 ndeshje, 27 gola
1999, 29 ndeshje, 55 gola

Top Channel