Familja e “Furios” përkujton Paul Walker

01/12/2015 00:00

Familja e “Fast & Furious” ka përkujtuar Paul Walker, i cili u nda nga jeta dy vite më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Tyrese Gibson ka përdorur llogarinë e tij të “Instagram”-it për të ndarë mesazhin e tij, po ashtu si edhe Vin Diesel.

“Akoma nuk është e lehtë…. 2 vite më parë… Ne humbëm vëllain tonë. E di që je në parajsë duke buzëqeshur dhe duke u kujdesur për të gjithë ne. Prehu i qetë”, shkruan Tyrese bashkangjitur një fotografie ku ka pozuar me Walker,

Ndërsa, Vin Diesel ka postuar në “Instagram” një foto ku shihet së bashku me aktorin e ndjerë, sipër së cilës ka shkruar: “Marrëdhënie midis vëllezërve nuk njeh limite”. Ai gjithashtu ka përdorur “Facebook” për të përkujtuar mikun e tij të ngushtë. “Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh në këtë univers… Ti gjithmonë do të mbetesh vëllai im”, shkruan Vin.

Një tjetër anëtare e familjes “Fast and Furious” që ka përkujtuar Paul, ka qenë edhe aktorja Jordana Brewste, e cila ka postuar fotografinë e aktorit, bashkangjitur së cilës ka shkruar një shprehje që vlerëson personalitetin e Walker.

Top Channel