Kylie Jener si Kimi, “çan” internetin me të pasme

01/12/2015 00:00

Kylie Jenner është e vendosur të “thyejë internetin” me setin e fundit fotografik. 19-vjeçarja ka pozuar për numrin e fundit të revistës “Interview”, në një set fotografik tepër provokues, i xhiruar nga fotografi Steven Klein.

Në fotot që kanë pushtuar internetin, e dashura e Tyga shfaqet e veshur në një mënyrë tepër provokuese duke zbuluar të pasmet e saj. Në intervistën e dhënë, motra e Kim Kardashian ka treguar se ajo po përpiqet të ruajë një balancë ndërkohë që sa vjen e bëhet më e famshme.

“Po mendoj të mos humbas në të gjithë këtë proces, sepse në fakt mendoj se disa gjëra i kam humbur, si për shembull rininë time”, ka thënë ajo.

Kylie gjithashtu ka shtuar se rritjen e famës, stresi tek ajo sa vjen e shtohet duke treguar se shpesh herë nuk mund të flejë e qetë pasi ditën e nesërme mund të lexojë histori të shëmtuara për veten e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel