“Kurrë nuk jam ndjerë më e bukur se kaq”

01/12/2015 00:00

Edhe pse kohët e fundit ka pranuar se ka pasur gjithmonë probleme me pranimin e trupit të saj, Amy Schumer është zhveshur pothuajse krejtësisht për edicionin e 43-të të kalendarit të Pirelli-t.

Komediania amerikane është përpjekur të jetë një frymëzim për të gjitha ato “femra të vërteta” që nuk kanë format e modeleve që shihen nëpër revista, duke pozuar vetëm me mbathje.

“Kurrë nuk jam ndjerë më e bukur se kaq”, ka deklaruar 34-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel