Ja si përfundon Shaqiri në duart e tifozëve të Stoke-s

01/12/2015 00:00

Xherdan Shaqiri u largua nga Basel-i për tek Bayern-i në Gjermani me bujë të madhe. Për lojtarin me origjinë shqiptare, i cili luan me kombëtaren e Zvicrës, u fol se do të kishte një të ardhme të ndritur te gjermanët, por nuk ndodhi kështu.

Në periudhën që 24-vjeçari ishte pjesë e bavarezëve nuk tregoi atë që pritej. Më pas Shaqiri u transferua në Itali te Interi, por edhe aty nuk e bindi trajnerin Mancini dhe përfundoi sërish në merkato.

Në verën e këtij viti, ai u transferua te skuadra angleze e Stoke-s dhe deri tani është aktivizuar në 11 takime, por ende nuk ka ardhur të gjejë goli i parë me bluzën e re dhe për tifozët e këtij ekipi ai po shihet gjithnjë e më shumë si një blerje e dështuar.

Kjo është parë edhe ditët e fundit, ku në rrjetet sociale tifozët e Stoke-s kanë publikuar disa foto të modifikuara me fytyrën e lojtarit me origjinë shqiptare.

Foto e prezantimit të tij me bluzën e Stoke-s së bashku me trajnerin e ekipit është modifikuar dhe në vendin e tij është vendosur këngëtarja kolumbiane, Shakira. Por ata nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë publikuat edhe disa foto të tjera ku tallen me 24-vjeçarin, karriera e të cilit po shkon në rënie.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel