Francë, Angers ndal PSG pas 9 fitoresh radhazi

01/12/2015 21:45

Sezonin e kaluar arritën të hynin në kategorinë e parë të kampionatit francez, ndërsa këtë sezon e shohin veten të tretët në renditje dhe arritën të ndalonin kryesuesit e PSG, të cilët kishin shënuar 9 fitore radhazi.

Mbrëmjen e së martës, në stadiumin “Jean Bouin”, Angers i ka marrë një barazim 0-0 skuadrës së drejtuar nga Laurent Blanc.

Ky barazim merr vlera kur mendon se të gjithë lojtarët e PSG së bashku kanë një vlerë prej 490 milionë eurosh, ndërsa ata të Angers vetëm 24.

PSG e sheh veten të qetë në vendin e parë të kampionatit, i shkëputur 14 pikë nga Caen i vendit të dytë, ndërsa Angers mban vendin e tretë me 27 pikë.

Top Channel