Sigal Prishtina eliminohet nga Europe Cup

01/12/2015 00:00

Sigal Prishtina, e cila vitin e kaluar u shpall kampione e Ballkanit në basketboll, është eliminuar nga Europe Cup, pasi humbi në ndeshjen e 6-të dhe i dha fund aventurës në këtë kompeticion europian në basketboll.

Skuadra kosovarë është mposhtur nga Aek Larnaca 70-83 dhe pse në periodën e fundit u afrua deri në 4 pikë duke krijuar përshtypjen se mund ta përmbyste sfidën.

Dardan Berisha ishte më i mirë për kryeqytetasit teksa e mbylli takimin me 23 pikë në total, ndërsa 12 të tjera i shtoi dhe Marinov, por në krahun tjetër, Mcfadden dhe Brezec shënuan respektivisht nga 29 dhe 22 pikë.

Bardheblutë pësuan humbjen e katërt në grup duke u eliminuar, por gjithsesi duke marrë një përvojë të rëndësishme nga kjo pjesëmarrje në Europe Cup, ndërkohë që mund të vazhdojë tashmë rrugëtimin e tyre në Balkan League, ku janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.

Top Channel