Pranim-dorëzimi i detyrës, Suu Kyi do të takohet me Sein

02/12/2015 00:00

Aung san suu Kyi, partia e të cilës arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet e muajit të kaluar në Birmani, ka vendosur të takohet me Presidentin Thein Sein për të diskutuar dorëzimin e pushtetit.

Gjithashtu ajo do të takohet edhe me Komandantin e Përgjithshëm, Min aung Hlaing, i cili bashkë me Sein kanë premtuar se do të ndihmojnë që ndryshimi i pushtetit të bëhet në mënyrë demokratike.

Detajet e bisedimeve nuk pritet të bëhen publike derisa të arrihet një mirëkuptim mes palëve.

Sidoqoftë, Suu Kyi nuk ka të drejtë që të bëhet Presidente, por ka thënë se do të jetë mbi personin që do ta propozojë për këtë pozitë. Kyi nuk ka të drejtë të bëhet e para e Birmanisë për shkak se dy bijtë e saj kanë shtetësi të huaj, ashtu sikurse edhe bashkëshorti i saj që është britanik.

Në vitin 2011 një qeveri e udhëhequr nga Thein Sein dhe e mbështetur nga ushtria erdhi në pushtet, ndërsa këtë vit u mbajtën për herë të parë në 25 vite, zgjedhje të lira.

Top Channel