Ferrari, Arrivabene i kënaqur nga viti 2015

02/12/2015 13:55

Shefi i skuadrës Ferrari, Maurizio Arrivabene, duket i kënaqur me progresin që skuadra bëri këtë sezon, edhe pse në fund Ferrari u rendit e dyta, si në garën për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë.

Ferrari arriti të fitonte vetëm 3 gara në këtë sezon, një më shumë se objektivi i fillimit të sezonit dhe një më pak nga ajo që vetë Arrivabene do ta quante një sezon shumë të suksesshëm.

“Kur nuk arrin të fitosh titullin kampion, nuk mund të thuash se misioni u përmbush. Por në fillimin e vitit ne kishim një mision relativisht të fortë, por unë në fund të fundit do të mbetem një ‘djalë mali’,” deklaroi shefi i Ferrarit, duke iu referuar një basti të vënë në fillim të sezonit.

“Do të isha i lumtur të shkoja atje (nëse do fitonte 4 gara do të ngjitej në mal), por edhe kështu jam i kënaqur. Dhe siç e thashë edhe në fillim, më duhet t’i falenderoj djemtë (skuadrën Ferrari) për punën që kanë bërë”, deklaroi Arrivabene.

Ajo çfarë u arrit në këtë sezon, sipas shefit Arrivabene, është se Ferrari ishte rivalja kryesore e Mercedesit në të dyja betejat: “Që nga testi i parë ne kishim një ndjenjë të mirë, por mali që duhej të kalonim ishte shumë i lartë”, shpjegoi Arrivabene.

Top Channel