Makina e policisë bën të “fluturojë” një dre

02/12/2015 00:00

Pamje të rralla vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një makinë policie në Kenton, Ohio, ka përplasur një dre në një zonë  të pyllëzuar dhe i gjithë aksidenti është filmuar nga kamera e vendosur në makinë.

Makina e policisë ishte duke lëvizur me një shpejtësi relativisht të lartë, kur dreri doli nga pylli dhe tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës, por në këtë moment ai përplaset nga makina e policisë.

Megjithatë, edhe pse kafsha mori një goditje duke “fluturuar” në ajër para xhamit të parë të makinës, u ngrit dhe vrapoi duke u futur në pyll.

Top Channel