Vajzat e Crystal Palace në kalendarin e vitit 2016

02/12/2015 00:00

Nxitëset e tifozëve të Crystal Palace nuk i zhgënjejnë asnjëherë tifozët e skuadrës që gjendet në vendin e 7 në Premier League.

16 vajzat bukuroshe kanë prezantuar kalendarin e tyre për vitin 2016, fotot e të cilit u realizuan nga Michael Hulf.

“Cheerleaders” e skuadrës angleze pozuan në fushën e stadiumit “Selhurst Park”, stadium ku ato realizojnë edhe koreografitë e tyre  në mbështetje të skuadrës dhe për të argëtuar publikun.

Ato janë aktive edhe në rrjetet sociale si “Twitter” apo “Instagram”, ku herë pas here publikojnë foto apo video të stërvitjeve të tyre. Në të njëjtën kohë ato jo pak herë kanë publikuar edhe video teksa kanë imituar koleget e tyre nxitëse tifozësh nga SHBA-të.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel