PSG rinovon me Ibrën nëse dështon blerja e Ronaldos

02/11/2015 00:00

Paris Saint-Germain e sheh gjithnjë e më të vështirë arritjen te Cristiano Ronaldo. Në këtë çështje asgjë nuk varet nga dëshira e klubit francez, por nga kostoja e kartonit të futbollistit dhe vetë vullneti i Realit të Madridit.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport”, problemi më i madh i Paris Saint-Germain është pikërisht presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez. Është pikerisht ky i fundit që duhet të vendosë nëse do ta nxjerrë në merkaton e transferimeve Ronaldon apo jo.

Ndërsa pritet një vendim i Perez në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez, te Paris Saint-Germain është bërë gati plani B. Këtu përfshihet një rinovim i mundshëm i kontratës me Zlatan Ibrahimovic si dhe një tentativë për të blerë Robert Lewandowskin nga Bayern i Mynihut.

Top Channel