Partizani fiton 4-0 ndaj Tërbunit, Kukësi merr fitoren e parë në transfertë

02/12/2015 19:05

Partizani ka marrë një fitore të lehtë ndaj Tërbunit, 4-0, në ndeshjen e zhvilluar këtë të mërkurë në “Qemal Stafa”, duke u rikthyer të fitorja pas barazimit me Flamurtarin një javë më parë.

Të kuqtë shënuan që në pjesën e parë me Ibrahimin, ndërsa në 45 minutat e dyta erdhën edhe 3 gola të tjerë. Serbi Raçiç arriti të shënojë dy herë, ndërsa një gol u realizua nga shkodrani Sukaj.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 7 më shumë se korçarët e vendit të dytë, të cilët do ta luajnë ndeshjen e javës së 14-të ditën e nesërme në shtëpi ndaj Bylisit.

Të mërkurën u luajtën edhe dy ndeshje të tjera të javës së 14-të të Superiores, ku Flamurtari u mposht me një autogol nga Kukësi. Kjo ishte fitorja e parë për Klodjan Duron në postin e trajnerit te kjo skuadër, si dhe e para për Kukësin në transfertë.

Tri pikët këtë javë i mori edhe Laçi që mposhti 2-0 Vllazninë. Ishin dy shkodranë ata që ndëshkuan ish-ekipin e tyre, Arsid Kruja dhe Valdano Nimani.  

Top Channel