Rosie Huntington-Whiteley zhvishet për “Burberry”

02/12/2015 00:00

Rosie Huntington-Whiteley ka treguar trupin e saj të tonifikuar për fushatën e re të “Burberry”. Modelja e kthyer në aktore ka provokuar me shikimin e saj drejt aparatit teksa ka pozuar plotësisht e zhveshur, duke hedhur një shall kashmiri për të mbuluar pjesët intime.

Protagonistes së filmit “Transformers: Dark of the Moon” i janë bashkuar personazhe të famshëm si Naomi Campbell, James Corden, Michelle Dockery dhe James Bay. Gjithashtu në këtë reklamë priten të shfaqen djali i çiftit Beckham, Romeo Beckham dhe Elton John.

Ne fillim të këtij viti, në një event të “Burberry”, Huntington-Whiteley ka treguar se gjatë një udhëtimi me avion ka takuar familjen Beckham, për të cilët është shprehur se ishin të gjithë shumë të edukuar dhe të ëmbël.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel