Afganistan, lideri i talebanëve plagoset në një debat

02/12/2015 22:20

Lideri i talebanëve afganë, Mullahu Akhtar Mansour është plagosur seriozisht në një seri të shtënash të verifikuara në një takim me militantët pakistanezë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë talebanëve, sipas të cilave 4 luftëtarë mbetën të vrarë në shkëmbimin e zjarrit, që nisi pas një debati mbi zonat përreth qytetit të Kuetës.

Të dhëna të tjera flasin edhe për vdekjen e Mansour, por kjo nuk është konfirmuar.

Caktimi i Mansour në krye të guerrilasve afganë pas vdekjes së themeluesit Mullah Omar në korrik solli përçarje në radhët e talebanëve.

Shumë komandantë të vjetër të militantëve refuzuan të bënin aleancë me të dhe një fraksion kundër udhëheqjes së tij u formua muajin e kaluar, nën drejtimin e Mullahut Mohammad Rasool.

Ndryshe nga parardhësi i tij, Mullahu Mansour ka zgjedhur një qasje të hapur ndaj kerërve talebanë, duke u takuar rregullisht me ta për të diskutuar mbi politikat dhe shqetësimet e tyre.

Burimet pranë talebanëve thonë se, të shtënat ishin më tepër të papritura sesa të planifikuara.

Top Channel