Askush nuk ka të drejtë ta akuzojë pse nuk po punon fort për albumin e saj, por nuk mund të zbehim as shpresën e fansave të saj që shumë shpejt të shohin frytet e punës së Britney Spears.

Ylli i muzikës është parë sërish në studiot e regjistrimit në Calabasas të Kalifornisë. 33-vjeçarja ka qënë brenda dhe jashtë studiove për muaj me radhë, por ende nuk ka konfirmuar se kur do të dalë albumi i saj i ardhshëm i shumë pritur.

Britney tashmë jeton në Las Vegas dhe me dy fëmijë të vegjël për t’u kujdesur, kështu që askush nuk mund ta akuzojë për përtaci këngëtaren e “Baby, One More Time”.

Por me dy vjet shkëputje nga albumi i saj i fundit, pritja për albumin e nëntë vazhdon të rritet. Një muaj më parë ajo postoi në profilin e saj në Twitter një foto me bashkëpunëtorët e saj ku shkruante se janë duke punuar fort për albumin e ri.

Top Channel