Objektivi, qëndrimi në Premier League; s’ka premio për Champions

03/11/2015 16:50

Kur italiani Ranieri mori drejtimin e Leicester City-t u vendos si objektiv nga drejtuesit e klubit qëndrimi mes më të mirë në Premier League.

Asnjëri nuk e kishte menduar se pas 14 javëve kampionat Leicester City do të ishte në vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Manchester City, me nga 29-të. Tashmë, ndoshta drejtuesit e klubit nuk e mendojnë sërish që të përfundojnë të parët këtë sezon në renditje, por të paktën një vend mes katër ekipeve të para, të cilat fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Champions League, me siguri që është në mendjen e tyre, trajnerit, por edhe lojtarëve aktual të ekipit. Njëri prej tyre, Jamie Vardy, arriti të thyej edhe rekorde, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ecurie, duket se lojtarët dhe stafi i këtij ekipi nuk do të përfitojnë asnjë premio në rast se do të përfundojnë të paktën në vendin e katërt këtë sezon.

Askush nuk e kishte mendjen te Champions-i në fillim të sezonit, objektivi ishte të siguronin sa më parë qëndrimin në kategori. Me pak fjalë, lojtarët e Leicester City-t nuk do të përfitojnë asnjë “cent” më shumë në rast kualifikimi në Champions. Kjo është pranuar edhe nga drejtuesit e “dhelprave”, të cilët janë shprehur se me siguri kjo do të përfshihet në klauzolë.

Por, edhe nëse ky ekipi do të vazhdojë këtë ecuri dhe do të kualifikohet për në Champions, me siguri që nga të ardhurat nga ky kompeticion do të përfitojnë edhe lojtarët, vlera e të cilëve është rritur ndjeshëm që tani.

Top Channel