Miley Cyrus surprizon Britney Spears

03/11/2015 00:00

Britney Spears ka festuar 34-vjetorin e lindjes ditën të mërkurën dhe ajo është surprizuar nga Miley Cyrus, e cila i ka dërguar një dhuratë që përmbante 7 shkronja të alfabetit që formonin emrin “Britney”.

Ylli i “Toxic” është kënaqur shumë nga kjo surprizë dhe menjëherë ka dashur ta ndajë atë me ndjekësit e saj në “Instagram”, duke falenderuar mikeshën e saj për këtë dhuratë të mrekullueshme.

Bashkangjitur një fotografie, ku Spears shihet së bashku me miqtë dhe familjen e saj, ajo ka shkruar: “Kisha një surprizë të mrekullueshme sot. Një falenderim i veçantë është për Miley Cyrus, e cila më dhuroi këto tullumbaca të mrekullueshëm”.

Top Channel