Mariah Carey përfundon në spital

03/11/2015 00:00

Mariah Carey ka përfunduar në spitalin e Nju Jorkut për shkak të gjendjes gripale, raporton “TMZ”.

Këngëtarja ka qënë e pranishme në promovimin e “Pier 1 Christmas Pop Up Storybook”, të martën në mbrëmje, por sipas zëdhënësit të saj, artistja ishte në gjendje jo të mirë që në mëngjesin e së martës, por nuk mundi ta anulonte pjesëmarrjen e saj.

Zëdhënësi ka shtuar gjithashtu për revistën “People” se Carey është ftohur për shkak të kohës së keqe, por tashmë duket se e ka marrë veten dhe do vazhdojë me koncertet e saj në fundjavë.

Top Channel