Skandali i FIFA-s, hetuesit e SHBA-ve: Edhe 16 të akuzuar të tjerë

03/12/2015 00:00

Zyrtarë amerikanë që po hetojnë korrupsionin në trupën më të lartë qeverisëse të futbollit botëror, FIFA, kanë ngritur akuza edhe për 16 zyrtarë të tjerë të saj.

Të akuzuarit e rinj, të publikuar mbrëmjen e së enjtes (rreth orës 15 me orën lokale në SHBA) nga Departamenti i Drejtësisë në Uashington, vjen vetëm pak orë pas arrestimit të dy zëvendëspresidentëve të FIFA-s në Zyrih.

Ish-shefi i Federatës braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira është mes të akuzuarve “të përfshirë në skema kriminale që kapin shifrat e mbi 200 milionë dollarëve ryshfete dhe haraçesh”. FIFA ndërkaq ka premtuar se do të “bashkëpunojë tërësisht” me hetimet.

Presidenti aktual i Federatës braziliane, Marco Polo del Nero, ndodhet gjithashtu në listën e fundit të të akuzuarve për “shantazh, rrjet mashtrimi dhe konspiracion për pastrim parash” me “abuzimin e vazhdueshëm të pozitave për përfitime financiare”.

Drejtuesit apo ish-drejtues ekzekutivë të futbollit, të akuzuar së fundi nga hetuesit amerikanë janë:

– Alfredo Hawit – president i “Concacaf”, konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore
– Ariel Alvarado – ish-zyrtar i futbollit në Panama
– Rafael Callejas – ish-president i futbollit të Hondurasit
– Brayan Jimenez – shefi i Federatës së futbollit të Guatemalës
– Rafael Salguero – anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s nga Guatemala
– Hector Trujillo – sekretar i përgjithshëm i Federatës së Guatemalës
– Reynaldo Vasquez – ish-president i Federatës së El Salvadorit
– Juan Angel Napout – president i “Conmebol”, konfederatës së Amerikës Latine
– Manuel Burga – ish-president i Federatës së Perusë
– Carlos Chavez – president aktual i futbollit në Bolivi
– Luis Chiriboga – president i futbollit në Ekuador
– Marco Polo del Nero – president i futbollit në Brazil
– Eduardo Deluca – sekretar i përgjithshëm i “Conmebol”-it
– Jose Luis Meiszner – ish-sekretar i përgjithshëm i “Conmebol”-it
– Romer Osuna – shef i Komitetit të Auditit dhe Pajtueshmërisë për Futbollin, Bolivi
– Ricardo Teixeira – ish-shef i Federatës së Brazilit

Top Channel