Referendumi, danezët i thonë “jo” ligjeve të BE-së

04/12/2015 00:00

Danezët i kanë thënë “jo” adoptimit të ligjeve të Bashkimit Europian në fushën e drejtësisë dhe politikbërjes, pasi rezultatet e referendumit tregojnë se qeveria ka dalë e humbur në propozimin e saj.

Qevera e qendrës së djathtë në Danimarkë kërkoi që të adoptonte disa ligje të BE-së, por 53% e pjesëmarrësve në referendum janë pozicionuar kundër propozimit.

“Ishte një jo e qartë. Respektoj mendimin e votuesve”, deklaroi kryeministri Lars lokke Rasmussen pas publikimit të rezultateve. Qeveria, e mbështetur edhe nga opozita, lobuan për “po”, duke argumentuar se terrorizmi ndërkufitar dhe kriza e refugjatëve nuk mund të zgjidhen pa bashkëpunimin me BE-në.

Rezultati i referendumit nënkupton se autoritetet daneze do të negociojnë për një marrëveshje të veçantë me agjencinë policore europiane Europol për të vazhduar të jetë pjesë e këtij autoriteti.

Top Channel