SHBA, polici tregon “masakrën” e San Bernardinos

04/12/2015 05:30

Një nga oficerët e parë të policisë që i është përgjigjur njoftimit për të shtëna në një qendër sociale në Kaliforni, ku u vranë 14 persona, e përshkroi skenën si një “masakër”.

Mike Madden tha se pa trupa të pajetë dhe iu desh të kalonte mbi të plagosurit në mënyrë që të kapte agresorët.

Një çift bashkëshortësh vranë 14 persona dhe plagosën 21 të tjerë në San Bernardino, para se të vriteshin nga agjentët e policisë në një shkëmbim zjarri.

Më vonë, gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti bomba, armë dhe mijëra fishekë.

Top Channel