Floyd Mayweather befason sërish

04/12/2015 00:00

Floyd Mayweather vazhdon të shkaktojë befasi te fansat e tij. Këtë radhë, amerikani që kërkon të vendosë emrin e tij në Librin e Rekordeve “Guinnes” për numrin më të lartë të stërvitjeve në boks, publikoi në “Instagram” një foto tijën ku është i shoqëruar nga një tigër i vogël.

Dhe jo vetëm kaq, ai nëpërmjet një mesazhi nën foto u ka bërë një apel të gjithë ndjekësve të tij në këtë rrjet social të japin propozimin e tyre për emrin e tigrit.

“Dua të falenderoj familjen time dhe grupin “Te Money Team Russia” të Moskës për mikpritjen dhe dhuratën që më kanë bërë për Krishtlindje, një tigër i rrallë ekzotik nga India. Dikush dëshiron t’i vërë një emër këtij tigri 2 muajsh”, lexohet në mesazhin e Mayweather.

Tifozët kanë mundësi të japin propozimet e tyre në profilin e Mayweather në “Twitter” e “Instagram” si dhe në faqen e internetit www.themoneyteam.com.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel