Moska, akuza Turqisë për naftën:  Kemi prova filmike

04/12/2015 00:00

Rusia ofroi ato që i përshkruan si “prova” në mbështetje të pretendimeve të Vladimir Putinit se presidenti turk Rexhep Taip Erdgoan dhe familja e tij kanë përfituar nga kalimi i paligjshëm i naftës se shtetit islamik në Turqi.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë paraqiten disa pamje satelitore, ku shihen kamionë cisternë të mbushur me naftë, që nisen nga një zonë e kontrolluar nga ISIS-i në Siri e të, kalojnë pikën kufitare të Reyhanli-t pa iu nënshtruar asnjë kontrolli nga pala turke.

Lajmin e përcolli gazeta britanike “The Independent”, e cila thekson se zyrtarët rusë nuk sqaruan megjithatë, cila është prova direkte që zotërojnë e që lidh familjen e Erdogan-it me trafikun e “arit të zi”.

Akuzat e rënda të Moskës, Ankaraja i hedh poshtë me forcë, e madje Erdogani u shpreh i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i kreut te shtetit nëse pretendimet ruse vërtetohen. Por, informacione për furnizime me naftë në Turqi nga zonat e kontrolluara prej grupit te dhunshme ekstremist, ka pasur prej kohësh.

Qershorin e 2014-tës, juristi Ali Ediboglu, deputet i partisë opozitare CHP, nga provinca kufitare me Sirinë, Hatay, do të deklaronte se deri në atë periudhë të vitit, në Turqi ishte shitur naftë nga territoret e IS-it në vlerën e rreth 800 milionë dollarëve.

Ediboglu, madje insistonte se për këtë qëllim  ishin ndërtuar enkas linja të reja naftësjellëse. Gushtin e të njëjtit vit, për kontrabandë nafte nga Siria në Turqi  do të fliste edhe gazeta turke “TARAF”.

“Sasia e furnizuar në ditë e është afërsisht 1500 ton”, thuhej në një artikull të saj, çka i korrespondon një kuote prej 3,5 përqind të konsumit ditor në vend.

Në pranverën e 2015-tës, studiuesit George Kiourktsoglou dhe Alec D. Coutroubis nga Universiteti britanik i “Greenëich”-it publikuan një studim mbi kontrabandën e dyshuar të naftës se ISIS-it, që shkurtin e sivjetshëm arriti një sasi prodhimi prej 45.000 fuçish në ditë.

Shteti Islamik arrin të sigurojë kështu të ardhura ditore në vlerë një deri në tre milionë dollarë, ndërsa nafta e tij mund të preferohet pasi e shet rreth dy herë më lirë se çmimi i tregut.

Top Channel