Jennifer Lawrence, në publik me të dashurin e ri

04/12/2015 00:00

Romanca e re për aktoren 25-vjeçare Jennifer Lawrence dhe bashkëprotagonistin e filmit “Hunger Game”, Liam Hemsworth, duke mjaft interesante.

Sipas thashethemeve, dy yjet kanë darkuar në një restorant në Nju Jork, ku janë parë të qëndrojnë më pranë njëri-tjetrit. “Liam kishte vendosur krahun rreth qafës së Jen në pjesën më të madhe të kohës, ndërkohë që ajo kishte vendosur kokën në kraharorin e tij”, ka thënë një burim.

Thashethemet për një lidhje mes Jen dhe Liam kanë kohë që qarkullojnë kohët e fundit, pasi dyshja ka qenë në promovimin e filmit të fundit dhe të dy janë “single”.

“Ata janë kaq të ngjashëm me njëri-tjetrin, kanë të njëjtin sens humori dhe sa herë që janë bashkë nuk ndalin së qeshuri”,  ka shtuar burimi, për “Daily Mail”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel