Jahjaga: Dialogu të mos zëvendësohet me dhunë

05/12/2015 11:25

Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjafa ka kërkuar që dialogu për zgjidhjen e krizës politike të mos zëvendësohet me dhunë.

“Nuk mund të lejojmë që demokracinë ta sfidojmë çdo ditë. Dialogu duhet të ndodhë para se e ardhmja e qytetarëve të vihet në rrezik”, ka deklaruar Jahjaga.

Këto komente presidentja i ka bërë në konferencën e pestë vjetore të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Top Channel