Shalli i çuditshëm i Ritës

05/12/2015 00:00

Ajo është magjepsëse, falë edhe shijes së hollë që ka për modën, por Rita Ora ka befasuar të gjithë me disa foto të publikuara në rrjete sociale.

Të premten në mbrëmje, 25-vjeçarja kishte zgjedhur një shall të çuditshëm për ta hedhur rreth qafës.

Përpos që nuk ishte fare i zakonshëm, për shkak të gjatësisë së tij, por kishte edhe një kapuç që ngjante me ato që përdoren për natën e Hallouinit.

Ndërkohë, mediat rozë kanë shkruar se edhe Rita ndonjëherë vuan nga ditët e këqija, kur asgjë nuk të ecën, madje edhe flokët janë si mos më keq, duke aluduar në paraqtijen e Orës në “X Factor”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel