Atmosferë festive në shtëpine e Tamaras

05/12/2015 00:00

Për disa familje vetëm dekorimi i bredhit të Vitit të Ri mjafton që në shtëpinë e tyre të hyjë shpirti i festave, por për Tamara Ecclestone kjo nuk mjafton.

31-vjeçarja ka transformuar rezidencën e saj 70 milionë paundëshe në Kesington me drita dhe dekorime të përshtatshme për festat e fundvitit.

E gjithë këtë, Tamara duket se e ka bërë për të bijën, Sophia, e cila dukej se po kënaqej nën atmosferën festive.

Ecclestone ishte veshur me një palë xhnse dhe një pulover të bardhë, ndërsa ishte kujdesur gjithashtu që edhe e bija të mos ketë të ftohtë duke e veshur mirë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel