Kim dhe Kanye mirëpresin djalin e parë

05/12/2015 00:00

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë njoftuar së fundi se orët e para të së shtunës kanë mirëpritur foshnjën e tyre të dytë, një djalë, i lindur në Los Angeles.

Një përfaqësues i çiftit konfirmoi lajmin për “Associated Press”, duke shtuar se nëna dhe babai janë mirë dhe tepër të gëzuar për fëmijën e tyre të dytë.

Ende nuk dihet emri i djalit, ndërkohë që fëmija i parë i çiftit ka qenë një vajzë, të cilës iu vu emri North Ëest, e që u lind në vitin 2013.

Së bashku me njoftimin për lindjen e djalit të tyre, në faqen personale të Kim Kardashian shihet edhe një foto e çiftit duke shtrënguar duart.

Sigurisht, interesimi i mediave nuk ka munguar, ashtu sikurse as ai i lexuesve online, saqë faqja zyrtare e Kimit doli përkohësisht jashtë funksioni për shkak të trafikut të rënduar.

Fëmija i dytë i Kimit pritej të lindte për Krishtlindje, pasi në atë kohë do të mbusheshin rreth 37 javë shtatzëni, që konsiderohet edhe si periudha e plotë nga profesionistët e shëndetësisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel