Monchengladbach mposht Bayernin

05/12/2015 00:00

Bayern Munich është mposhtur në transfertë ndaj Monchengladbach me rezultatin 3-1. Edhe pse pjesa e parë kaloi në dominimin e bavarezëve, sulmuesit e Guardiolës, Muller e Lewandowski nuk arritën të shënonin.

Pas një pjese të parë pa gola, në minutën e 54 Wendt shënon për epërsinë fillestare 1-0. Pas 12 minutash, Stindl arrin të çojë topin në rrjetë sërish dhe të dyfishojë epërsinë.

Ende pa e marrë veten nga pësimi i golit të dytë, Bayern gjendet ne disavantazh prej tre golash. Në minutën e 68, kur kishin kaluar 2 minuta nga goli i dytë, Monchengladbach shënon pë 3-0 me anë të Johnson.

Lajmi i mirë për bavarezët është rikthimi i Ribery në fushë dhe atë me një gol. Francezi shënoi golin e nderit për Bayernin 9 minuta nga fundi i ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera, Hamburg mundet në shtëpi nga Mainz 1-3, Hertha fiton sfidën e vështirë me Leverkusen 2-1, Ingolstad dhe Hoffenheim ndajnë pikët në sfidën që përfundoi 1-1 dhe Augsburg fiton në transfertë ndaj Kolnit 0-1.

Top Channel