Liverpool, Klopp kërkon “magjinë” e radhës

05/12/2015 00:00

Vetëbesimi ishte diçka që po zbehej nga java në javë te Liverpooli, pak kohë më parë, por me ardhjen e Jurgen Klopp në pankinën e ekipit nga “Anfield Road”, rezultatet po u japin të drejtë drejtuesve, që vendosën të ndryshonin.

Suksesi tenistik në Kupën e Ligës (Carling Cup) me shifrat 6-1 ndaj Southamptonit ishte një tjetër konfirmim se, tekniku gjerman kërkon të lërë shenjë në pankinën e “the Reds”.

Në pritje të përforcimeve në merkaton e janarit, Liverpool duhet të përmirësojë edhe më shumë renditjen, duke nisur nga transferta e së dielës në “St James Park”, ndaj Neëcastle. 7 fitore në 8 ndeshjet e fundit janë statistika, që lartësojnë më shumë se çdo gjë formën aktuale të “the Reds”.

“Të kuqtë” vuanin për të shënuar kur luanin jashtë fushe, kur skuadra drejtohej nga Brendan Rodgers, por tani koleksionojnë 14 gola në vetëm 4 ndeshje në transfertë.

Në letër, udhëtimi në “St James Park” duhet t’i rezervojë pak probleme Liverpoolit, pasi forma e dobët e Neëcastle reflektohet me vendin e parafundit. “The Reds” mbajnë aktualisht vendin e 6 në Premier League, por janë fuqizuar me rikthimin e Sturridge dhe kapitenit Henderson.

Top Channel