Meta, në Prishtinë. Takohet me homologun Veseli

05/12/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet në Prishtinë, ku mbrëmjen e kësaj të shtune është takuar në një darkë me homologun e tij kosovar, Kadri Veseli.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Top Channnel mëson se, gjatë ditës së dielë, Meta do të takohet edhe me udhëheqësit e opozitës kosovare.

Nuk dihet nëse kjo është vizitë private apo me synimin për të ulur tensionet politike në Kosovë, pasi edhe më herët është folur për një ndërhyrje të mundshme të politikanëve shqiptarë në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Kosovë, për të cilat kryeministri Isa Mustafa reagoi disa ditë më parë duke thënë se, “nga Shqipëria nuk duhet të nxiten konflikte në Kosovë”.

Top Channel