Ljajic “lëshon helmin”: Shpresoj që Roma të jetë penduar

06/12/2015 00:00

Adem Ljajic ka marrë përsipër të ndryshojë lojën e Interit. Futbollisti i përfaqësueses serbe, të cilin Interi e ka marrë në formë huazimi nga Roma, ishte vendimtari në sfidën që zikaltërit luajtën me Xhenoan në San Siro, duke shënuar golin e fitores së kësaj skuadre.

Tashmë për Ljajic rritet mundësia që të qëndrojë përfundimsht te Interi, pasi drejtuesit e klubit milanez nuk e përjashtojnë blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit për 11 milionë euro.

“Për këtë çështje u takon drejtuesve të klubit të flasin. Unë përpiqem vetëm të jap maksimumin për skuadrën në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që te Roma të jenë penduar. Ndaj Xhenoas dhamë më të mirën sepse e dinim që ishte e vështirë. Në fund ia dolëm të fitonim dhe jemi shumë të kënaqur”, u shpreh Ljajic.

Top Channel