Kosovë, Meta takohet edhe me Jahjagën

06/12/2015 16:15

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka konfirmuar takimin e mbajtur me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Jahjaga ka shkruar në llogarinë e saj në “Faecbook” se në takim me Metën kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.

Presidentja Jahjaga tha se e njoftoi kryetarin Meta për angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.

Më herët gjatë së dielës, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar takime të ndara me liderët e tri subjekteve opozitare në Kosovë.

Kryeparlamentari shqiptar deklaroi pas takimit me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, se gjatë takimeve me krerët e opozitës ka diskutuar për mënyrën e gjetjes së një zgjidhjeje të krizës përmes dialogut.

Top Channel