Kosovë, Kadaj Bujupi pretendon se i kanë shkelur të drejtat

07/12/2015 10:50

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila po mbahet në paraburgim, pretendon se i kanë shkelur të drejtat kushtetuese si qytetare dhe si deputete e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, avokati i saj Arianit Koçi e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetueshmerisë.

Kadaj Bujupi u arrestua në një aksion policor javë më parë, pas veprimit me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel