Ka kohë që ndotja e ajrit është problem numëri një i shumë vendbanimeve në Maqedoni e ku Tetova është shndërruar në simbol të këtij lloj helmimi të qytetarëve.

Ditëve të fundit janë matur sasi më të larta të ndotjes së ajrit me grimca PM 10, të cilat në Tetovë janë 12 herë mbi nivelin e lejuar.

Lidhur me ndotjen e arit janë përplasur mes tyre edhe partitë maqedonase, ajo opozitare LSDM dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE.

Opozita maqedonase ka kërkuar nga qeveria që ajo të ndërmarrë masa urgjente për uljen e ndotjes, ndërsa partia e Gruevskit e pyet opozitën se çfarë ka bërë ajo kur ka qenë në pushtet lidhur me këtë problem.

E ndërsa partitë maqedonase grinden mes tyre se cila është më fajtore për ndotjen e ajrit, ato shqiptare i ka përfshirë heshtja.

Banka Botërore e radhit Maqedoninë në vendin e pestë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur, listë në të cilën Tetova është në vendin e parë sa u takon lokaliteteve të ndotura.

Top Channel