Djali i Kim tashmë ka një emër

07/12/2015 00:00

Kim dhe Kanye ende nuk kanë zyrtarizuar emrin e djalit të tyre të porsalindur, por këtë gjë e ka bërë interneti.

Fansat në Twitter kanë votuar për emrin e vogëlushit të Kim dhe rezultati është unanim Easton West. Në fakt, shkruan revista “Elle”, ky është më i miri se shumë emra të tjerë që ishin dhënë si ide, si Wild Wild, apo North by North.

Kim Kardashian duket se i pëlqen emri. “Mua më pëlqen emri Easton, Easton West. Nuk besoj se im shoq e pëlqen, por mua më pëlqen”, ka thnë Kim për Ellen Degeneres.

Pra, a do të jetë emri i fëmijës Easton? Përveç disa postimeve në Twitter të Khloe dhe Kourtney, nuk ka pasur më përditësim nga asnjë prej klanit Kardashian Jenner.

Top Channel