Kosovë, Jahjaga pret dhe Mustafën

07/12/2015 15:55

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të hënën në një takim edhe kryeministrin Isa Mustafa.

Pas takimit Mustafa tha se me Jahjagën ka patur vazhdimisht takime të rregullta, por sot biseduan edhe për iniciativën e saj për të gjetur një rrugëdalje për krizën politike.

Mustafa theksoi se, ata do të përkrahin çdo iniciativë për të kaluar krizën aktuale politike.

Kreu i ekzekutivit nuk foli nëse janë përafruar qëndrimet mes pozitës dhe opozitës, por theksoi se duhet të dilet nga kjo situatë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Top Channel