Skënderbeu me autobus të personalizuar

07/12/2015 00:00

Tani e tutje, në ndeshjet që luan në transfertë në Kategorinë Superiore, skuadra e Skënderbeut do të lëvizë me autobusin e ri të personalizuar dhe krejtësisht modern.

Vetë presidenti Ardian Takaj ka postuar në rrjetet sociale foto nga ky mjet, i lyer me ngjyrat bardhekuqe dhe një ujk si sfond, që nënkupton edhe epitetin për skuadrën korçare, që njihet ndryshe edhe si “Ujqërit e Dëborës”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel