Striptizëm për Botafogon

07/12/2015 00:00

“Nga e thëna në të bërë i ndan një det i tërë”, është një proverb që përdoret kur diçka është e vështirë të realizohet.

Por, ky nuk është rasti i aktores braziliane Maite Proenca. E njohur si tifoze e Botafogos, Proenca kishte premtuar se nëse kjo skuadër do të kualifikohej për në Serinë A braziliane ajo do të festonte me striptizëm.

U tha, u bë.. Botafogo arriti objektivin, ndërsa Maite Proenca mbajti premtimin…

Top Channel