Ja sa para ka fituar Ed Sheeran në 2015-n

08/12/2015 00:00

Këngëtari 24-vjeçar, Ed Sheeran, i cili ka publikuar 5 këngë nga albumi i tij i fundit “X”, përfshi edhe këngën e tij që ka kryesuar klasifikimet muzikore në Britani “Sing”, thuhet se fituar rreth 5.6 milionë paund nga shitja e këngëve.

Sipas gazetës “Daily Mail”, këngëtari i hitit “Thinking Out Loud”, ka patur një vit tepër të suksesshëm por si pasojë e këtyre fitimeve kaq të mëdha, artisti duket të paguajë rreth 1.8 milonë dollarë taksa.

Fitimet e Ed janë duke u rritur më tej pasi këngëtari momentalisht ndodhet në një turne në Australi dhe Zelandën e Re.

Top Channel