Mel B ulet në prehrin e Babagjyshit

08/12/2015 00:00

Mel B shfaqet mjaft e lumtur teksa ka vizituar Babagjyshin me bashkëshortin e saj Stephen Belafonte dhe vajzën e tyre 4-vjeçare Madison, si dhe vajzën 8-vjeçare, Angel që ajo e ka pasur nga një lidhje e mëparshme.

40-vjeçarja i është përshtatur mjaft mirë festës me një këmishë me ngjyrat e Krishtlindjeve dhe një palë streçe ngjyrë kafe.

Mjaft e vëmendshme në detaje, pop starja i është përshtatur ngjyrës së festave deri dhe tek ngjyra e kuqe e manikyrit, dhe buzëkuqi i kuq.

Por teksa veshja e saj ishte shumë e thjeshtë dhe e zakonshme, stolitë e Mel B binin mjaft në sy, duke filluar nga unaza e saj e diamantit, të dhuruar nga bashkëshorti i saj Stephen, me të cilin u martua në 2007, dhe vëthët e saj bashkë me orën.

Angel, babai i së cilës është aktori i Hollivudit Eddie Murphy, dukej mjaft e gëzuar teksa ‘spiunonte’ Babagjyshin, me një veshje më shik ndoshta se e ëma.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel