Ancelotti rrëfen: Çdo trajner dëshiron Man. Utd

08/12/2015 00:00

Karlo Anceloti pranon se e dëshiron të marrë drejtimin e Manchester United në momentin që do të rikthehet në rolin e trajnerit pas një viti pushim.

Tekniku italian e ka shprehur këtë dëshirë në një intervistë për të përditshmen britanike ‘Independent’ duke rrëfyer edhe për aventurën e përjetuar prej tij te Reali i Madridit.

“Çdo trajner e dëshiron drejtimin e Manchester United-deklaroi Ancelotti-por unë nuk pendohem për qëndrimin tim te Reali, sepse më pëlqeu shumë jeta në Madrid. Ajo që dëshiroj është që të kthehem në detyre te një klub me një projekt të rëndësishëm dhe që është kompetitiv. Kur shkova te Paris Sën Zhermen, kishte një projekt shumë të mirë. Nuk ishte një klub i traditës si Milani apo Reali, por Paris Sën zhermen  dëshironte përmirësimin e tij dhe tani është në rrugën e duhur. Gjithsesi, Premier League është kampionati më i mirë përsa i përket ambientit dhe atmosferës që jetohet dhe do të më pëlqente të kthehesha aty”, ka thënë ai

Top Channel