Justin Bieber po kërkon këtë vajzën

08/12/2015 00:00

Justin Bieber vazhdon të kërkojë të tërheqë vëmendjen, teksa të hënën ka postuar në Instagram foton e një vajze duke kërkuar ta njohë.

Vajza në foto ka një ngjashmëri të frikshme me Irina Shayk dhe Bieber kërkon të dijë se kush është kjo.

Diçitura e fotos shkruan: “O Zot, kush është kjo!” e ndjekur nga qinsra komente të vajzave të ndryshme që thonë se bëhet fjalë për një vajzë të re. Por 21-vjeçari nuk ka nevojë për përralla.

Fansat i shkruajnë se bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Cindy Kimberly, e cila e ka zakon të postojë selfie në faqen e saj në Instagram. Mesa duket vajza është fanse e Bieber, teksa pak ditë më parë në profilin e saj kishte postuar një video të shkurtër ku dëgjonte këngën hit të Bieber, “No Sense”.

Top Channel