Ura Forth Road Bridge ka dalë online në shtije në eBay me një çmim fillestar prej 99 pens. Por ankandi i nisur me një shumë të thjeshtë dhe që do të vazhdojë deri më 11 dhjetor, ka shkuar në tre ditët e para më 65 mijë paund.

Në përshkrimin e ‘produktit’, i cili është parë më shumë 50 mijë herë, shkruhet: Rreth 50 vjet. Nuk është funksionale, por ka vlera për skrap. Kjo do të jetë zhdukur deri në përfundim të ankandit. Ata fodulla që vendosin vlerën në ankand nuk do të marrin ndonjë kthim financiar”.

Përshkrimi vazhdon më tej se nuk ka të drejtën të shesë këtë objekt dhe ligjërisht nuk e posedon. “Nëse vendosen vlera shitjeje, çdo pens do të jepet për bamirësi nga oferta fituese”.

Ky ‘mall’ duket se është hequr, por një tjetër shitës ka postuar të njëjtën ofertë.

Një ditë më parë u deklarua se Forth Road Bridge nuk mund të hapet sërish për makinat e rënda. John Carson, një inxhinier ndërtimi, thotë se struktura mund të braktiset pasi të përfundojë ura Queensferry Crossing, me një vlerë prej 1.4 miliardë paund.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel