Pistorius në liri me kusht, dorëzani për 700 dollarë

08/12/2015 00:00

Oscar Pistoriusit i është dhënë lirimi me kusht me një dorëzani prej vetëm 700 dollarësh. Gjykatësja Audrey Ledwaba e argumentoi vendimin me faktin se atleti paraolimpik nuk ka rrezik që të largohet.

Pistorious ka ndërmend të apelojë dënimin e tij për vrasjen e të dashurës Reeva Steenkamp në 2013-tës, për të cilin rrezikon të paktën 15 vjet heqje lirie. Atleti mund të qëndrojë përgjatë kësaj kohe në shtëpinë e xhaxhait të tij, dhe do të gjurmohet elektronikisht.

Top Channel