Mercedes-Ferrari, tjetër histori spiunazhi në F1

08/12/2015 00:00

Një histori spiunazhi përfshin Ferrarin dhe Mercedes. Sipas agjencisë “Bloomberg”, skuderia gjermane denoncon inxhinierin Benjamin Hoyle që punon në repartin Performance Application të Mercedes AMG, por që në vitin 2016 mund të jetë pjesë e kokëkuqes italiane.

Mësohet se denoncimi i Mercedes në drejtim të Hoyle u bë për arsye se inxhinieri tentoi të merrte në zotërim të dhënat e rezervuara të makinës përpara largimit të tij.

Bëhet fjalë për një raport relativ për Çmimin e Madh të Hungarisë me të dhënat e kilometrazhit të motorëve të makinave Mercedes në Formula 1.

Sipas kompanisë gjermane, Hoyle që punon për Mercedes që nga viti 2012  me këto informacione ka mundësuar që Ferrari të fitojë një avantazh në mënyrë të paligjshme.

Për këtë arsye, Mercedes po kërkon që të bllokojë kalimin e Hoyle te Ferrari apo të ndonjë skuadër tjetër pikërisht me synimin për të mbrojtur të dhënat e saj.

Top Channel