Blerja e Lotus, Renault firmos më 16 dhjetor

08/12/2015 00:00

Blerja e Lotus nga ana e Renault do të kompletohet në 16 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i skuadrës angleze, Methju Karter i cili deklaroi se kompania franceze ka marrë përsipër të paguajë edhe disa fatura të mbetura pezull.

Një ndër problemet që Renault do të zgjidhë është shlyerja e borxhit që Loturs ka me organet fiskale britanike. Drejtues të Renault e kanë  bërë të ditur disponibilitetin për të ndërmarrë këtë veprim në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Londrës duke evituar përfundimisht shkrirjen e Lotus nde nxjerrjen e saj në shitje.

“Firma që do t’i japë fund procesit të shitjes së Lotus te Renault do të hidhet më 16 dhjetor, ndërkohë që deri në 31 dhjetor marka franceze do të paguajë borxhet e mbetura pezull”, tha Karter.

Top Channel